Mark Barns: Trump nuk do të lejojë ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë
Shkup- SHBA-ja pas zgjedhjes së presidentit të ri Donald Tramp do të vazhdojë ta ndërtojë rrugën e bashkëpunimit të mirë me Maqedoninë, thotë Mark Barns, këshilltar i presidentit të ri amerikan.
Në një intervistë për programin “Zëri i popullit”, ky këshilltar shpirtëror i presidentit amerikan thekson se askush nuk guxon ta ndryshojë emrin kushtetues dhe identitetin e Republikës së Maqedonisë.
“Rreth çështjes e cila ka të bëjë për ermin e vendit tuaj, të cilin dëshirojnë tua ndryshojnë dhe të ndaloni të quheni dhe të emërtoheni si maqedonas, që megjithatë nuk është e dëgjuar në historinë botërore, askush nuk guxon t’ua ndryshojë emrin dhe identitetin sepse ju keni lindur si shtetas të Maqedonisë dhe do të vazhdoni të jetoni dhe të emëroheni ashtu”, thotë Barns.
Është shumë e pandershme, shton Barns, që grekët në SHBA japin miliona dollarë për Partinë Demokratike vetëm që t’i vijnë rrotull dhe t’ju shtyjnë për ta ndryshuar emrin.
“Të jeni të sigurt se tani me emërimin e Trampit për president të SHBA-së, kjo nuk do të ndodh, gjegjësisht nuk do të ndryshojë emri i vendit tuaj Maqedoni. Garantoj se me zgjedhjen e Trampit, çdo iniciativë e kryesuar nga Partia Demokratike e SHBA-së dhe qeverisjes demokratike menjëherë do të ndërpritet. Kjo ka të bëjë edhe për ndryshimin e emrit të shtetit Republika e Maqedonisë”, potencoi Barns.
Në lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Maqedoni të caktuara për më 11 dhjetor, Barns me qëndrim se pret që lideri i VMRO-DPMNE-së ta fitojë sërish mandatin për formimin e qeverisë së re.
I pyetur për investimet e huaja në Maqedoni, midis të cilave janë edhe dy kompanitë amerikane “Xhonson Kontrolls” dhe “Xhonson Meti”, si dhe për vendin e 5-të në botë në raportin “Duing Biznis”, Barns me qëndrim se Gruevski angazhohet për rritje ekonomike të shtetit dhe se shpreson se do të vazhdojë ta udhëheqë popullin e Maqedonisë drejt një të ardhme më të mirë.
Në intervistë Barns flet edhe për marrëdhëniet e mëtutjeshme me Rusinë për të cilat thotë se prioritet kryesor i presidentit të ri amerikan do të jetë që të sjell stabilitet dhe bashkim në botë.
Ai shton se nuk është e sajtë se presidenti i ri amerikan nuk është religjioz, ndërsa në lidhje me sulmet për korrupsion, thotë se Tramp është shumë i pasur dhe se nuk ka nevojë për pasurim të mëtutjeshëm.