Marrëveshja pa firma, kreu i LDK-së: Kauzë politike e rreme, dhe humbje e një mundësie historike
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku e quan mashtrim dhe humbje të një mundësie historike marrëveshjen në Ohër. “Ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog”, thotë Abdixhiku. Për të përfundoi një kauzë politike e rreme, që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë.
“Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtë u zhbënë”, konstaton kreu i LDK-së. Sipas Abdixhikut, ajo që u arrit është një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion në të.
“Kjo gjendje e re, e shndërruar si detyrim integrues për vendin tonë, është e pariparueshme më”, thkeson Abdixhiku, ndërkohë që kanë munguar reagimet e përfaqësuesve të tjerë opozitarë.