Marrëveshja për të pagjeturit, Borrell: Do të miratohet nga Kurti-Vuçiç
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josef Borrell konfirmoi se kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë arritën pajtueshmëri në 4 prill, për deklaratën lidhur me personat e pagjetur.
Në bisedimet e zhvilluara të martën në Bruksel, Kosova u përfaqësua nga zv/kryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa Serbia nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Përmes një postimi në Tëitter, Borell ka thënë se planifikohet që teksti i deklaratës për personat e pagjetur të miratohet në takimin e radhës të nivelit të lartë.
“Kosova dhe Serbia janë zotuar për Marrëveshjen drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe aneksin e zbatimit. BE-ja pret që të dyja vendet të zbatojnë obligimet dhe të nisin sa më shpejt zbatimin. Palët duhet të shmangin çdo përshkallëzim. Përmbushja e zotimeve përkthehet në përparim drejt rrugës së tyre evropiane”, tha Josep Borrell.
Një ditë më parë, Bislimi deklaroi se takimi i nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, do të mund të zhvillohet më 22 prill. Por Borrell nuk përmendi asnjë datë.
KOHA JONË SONDAZH

