Marrëveshje historike, nga sot quhet Republika e Maqedonisë së Veriut

Është arritur marrëveshja historike mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka njoftuar pas telefonatës së dytë me Cipras brenda ditës, se nga sot, emri i ri do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Arritëm një marrëveshje historike me Greqinë. Kjo është një ditë e mirë për Maqedoninë”, tha Zaev.

“Me këtë marrëveshje kemi identitetin, gjuhën dhe kulturën tonë”, shtoi kreu i qeverisë maqedonase.

SHKARKO APP