Masakra me 12 viktima, autori vetëvritet. U gjet pranë banesës

12 të vrarë është bilanci i masakrës në Malin e Zi. Autori Aco Martinoviç ka kryer vetëvrasje. Pas masakrës, ai është gjetur i plagosur rëndë pranë banesës së tij në Humci, ndërsa mediat malazeze thonë se ka ndërruar jetë gjatë dërgimit në spital.

Aco Martinoviç autori i dyshuar i masakrës me 12 vitima në Cetinjë të Malit të Zi ka qëlluar veten në kokë pranë banesës së tij teksa prej orësh ndiqej nga policia. Me këtë akt merr fund terrori i shkaktuar prej momentin kur ai kreu masakrën në një tavernë dhe më pas duke qëlluar këdo që i dilte përpara teksa policia po e kërkonte.

Qeveria e Malit të Zi ka shpallur 3 ditë zie. Dita e zisë shënohet me vendosjen e obligueshme të flamurit në gjysmështizë në të gjitha objektet e organeve shtetërore dhe objektet e organeve të vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve publike.

SHKARKO APP