Mbushi makinën me drogë në kufirin e gjelbër, arrestohet shqiptari në Greqi

Një shqiptar është arrestuar në Kostur të Greqisë, pasi është kapur me lëndë narkotike.
Së bashku me shqiptarin rreth 22 vjeç është arrestuar dhe një grek 20 vjeç.

Në makinën ku udhëtonte shqiptari dhe greku u gjetën dhe sekuestruan 2 qeska me 9 kilogram e 500 gram marijuanë dhe 3 celularë.

Sipas policisë droga ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër greko-shqiptar.

 

 

SHKARKO APP