Mbyllet referendumi për emrin në Maqedoni, pjesëmarrje e ulët

Është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit në referendumin që u zhvillua sot në Maqedoni për çështjen e emrit me Greqinë.

Në referendumin sotëm u vërejt një numër i ulët i qytetarëve që kanë marrë pjesë në votim.

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oiver Derkovski në një konferencë për media raportoi se pjesëmarrja e votuesve deri në ora 18:30 është 34,00% ose  e përkthyer në numra rreth 589.637 qytetarë.

Sipas ligjit, mbi 450 mijë qytetarë duhet të votojnë pro që referendumi të kalojë. Mirëpo që ky proces të konsiderohet i ligjshëm duhet të kalohet pragu, çka do të thotë se duhet të marrin pjesë në votim mbi 900 mije qytetarë.

1,8 milionë qytetarë kishin të drejtë vote për të pranuar emrin ‘Maqedonia e Veriut’ me Greqinë ne mënyrë që vendit t’i hapet rruga drejt anëtarësimit te vendit në NATO dhe BE, ose të refuzojnë marrëveshjen duke votuar kundër.

SHKARKO APP