Mediat greke publikojnë emrin e ri të Maqedonisë, zyrtarizimi gjatë fundjavës në Prespë

Pas shumë takimesh e deklaratash të bëra publike sidomos gjatë javësë të fundit pritet që të këtë një dakortësi në lidhje me emrin e Maqedonisë.

Republika Veriore e Maqedonisë është emri për të cilin janë dakorduar të dy kryeministrat, ndërsa marrëveshja në mes dy vendeve, Zaev dhe Tsipras do ta nënshkruajnë gjatë kësaj fundjave, me shumë gjasa në Prespë, në territorin grek, njoftojnë mediat greke.

“Çështja e Shkupit një hap larg zgjidhjes”, “Sot mbyllet çështja e Shkupit”, “Sot është telefonata kyçe”, “Maqedonia Veriore është emri i dakorduar”, janë disa nga titujt e mediave greke, në kuadër të bisedës së sotme telefonike në mes dy kryeministrave.

Siç informon korrespodenti i AIM-së nga Athina, sipas disa informacioneve në Greqi, nëse sot arrihet marrëveshje eventuale, pritet që kryeministri grek të njoftojë, së pari kryetarin e shtetit të Greqisë, ndërsa pastaj edhe liderët partiak.

Sipas mediave greke, nëse arrihet marrëveshje eventuale të dy kryeministrat, Zaev dhe Tsipras, gjatë vikendit, me siguri ditën e shtunë do të takohen në Prespë, në territorin grek dhe ta zyrtarizojnë marrëveshjen.

SHKARKO APP