Mediet serbe: Kadri Veseli rrëzon qeverinë e Isa Mustafës

Mediat e Serbisë e kanë përcjellë me vëmendje zhvillimet votimin e mocionit pro rrëzimit të qeverisë së udhëhequr nga Isa Mustafa.

“B92” ka shkruar sot “Bie Qeveria e Kosovës” me 78 vota për, 25 kundër dhe 3 abstenime, si dhe kujton se rrëzimin e qeverisë e kanë mbështetur deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila ishte partner i koalicionit në Qeverinë e kryeministrit Isa Mustafa.

“RTS” shkruan për rënien e Qeverisë së Kosovës në shkrimin me titullin “Prishtina, bie Qeveria e Isa Mustafës”, duke shkruar se për rrëzimin e saj kanë votuar edhe deputetët e Listës Serbe.

Nga ana tjetër, “Tanjug” shkruan se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mund të mbahen më 11 ose 18 qershor dhe se votat vendimtare për rrëzimin e qeverisë ishin të PDK-së me në krye Kadri Veselin.

SHKARKO APP