Mes të plagosurve në Kuvendin e Maqedonisë dhe deputeti shqiptar

Mes personave që kanë mbetur të plagosur në Kuvendin e Maqedonisë është edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Sipas disa burimeve jozyrtare mësohet se është lënduar nga protestuesit, përveç Zoran Zaev, është lënduar dhe Sela. Alsat¬M raporton se përveç deputetëve, janë lënduar dhe disa gazetarë.

Fill pas zgjedhjes në krye të Kuvendit maqedonas të shqiptarit Talat Xhaferi, mbështes të Gruevskit dhe shumë qytetarë u sulën në sallën e Kuvendit, ku thyen dyer dhe sulmuan me karrige politikanët, ndërsa Zaev u pa i mbuluar me gjak në fytyrë.

SHKARKO APP