Mesazhet nga Vuçiç, media italiane: Mund të shpallë Jugosllavinë e re më 5-6 maj!

“Jo vetëm në Kosovë, por në gjithë Ballkanin po fryjnë erëra të rrezikshme”. Kështu e nis analizën media italiane, Europa Today, kushtuar mesazheve tepër shqetësuese të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për “kërcënime ekzistenciale” për vendin e tij.

Autorja e shkrimit, Alessia Capasso, thekson se Vuçiç nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për bashkimin e Serbisë me Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën, duke krijuar kështu një Jugosllavi të re. Ndër datat për tu ndjekur me vëmendje të madhe për fatin e rajonit përmend 5 dhe 6 majin, ku do të mbahet Asambleja e Madhe e Pashkëve, ku siç ka thënë presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik, “do të merren vendime të rëndësishme për mbijetesën e popullit serb”.

“Si rezultat, mesazhet shqetësuese të Vuçiç, shtyjnë para hipotezën që në ato data mund të ndodhë njoftimi për bashkim mes Serbisë dhe Republika Srpska. Atëherë po që plagët e pashëruara asnjëherë në vendet e ish Jugosllavisë do të rihapeshin sërish.”, thuhet në analizën e Europa Today.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në analizë jepet alarmi se nëse kjo do të ndodhë apo shkohet drejt diçkaje konkrete, në Ballkan do të kthehejë lufta. Media shkruan dhe për tensionet e vazhdueshme mes Serbisë dhe Kosovës, të shtuara nga vendimi për dinarin por edhe për avancimin drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por për Europa Today më tepër shqetësim sjell dëshira e Dodikut për ta ndarë Srpska-n nga Bosnja. Kohët e fundit, politikani I sanksionuar nga SHBA-të, njoftoi se do të organizojë një referendum për statusin e territorit.

“Lamtumirë Bosnje, bëhuni gati për Republika Srpska exit”, shkroi Dodik në gjuhën angleze pas një takimi me Vuçiç, në një mesazh drejtuar ndërkombëtarëve.

Bashkimi Europian hapi negociatat e anëtarësimit për të frenuar idetë separatiste në Bosnje dhe Hercegovinë, por Dodik nuk e pa me sy të mirë këtë vendim. Media italiane shkruan edhe për raportet e tij me Rusinë, ndërsa nënvizon se Putin mbështet idenë për bashkimin e Srpska me Serbinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?