Mesha e Krishtlindjes në Prishtinë, thirrja nga Dodë Gjergji: Jo një konflikt të ri Kosovë-Serbi

Mesha e Krishtlindjes është mbajtur edhe në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë. Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji duke komentuar situatën e tensionuar në veri të Mitrovicës, tha se secili duhet të ruhet nga gjuha e urrejtjes, përdorimi i mjeteve që e pengojnë lirinë dhe paqen e mbi të gjitha duhet të përmbahemi nga veprimet e pamatura që nuk qojnë drejt pajtimit por drejt konfliktit.

“Fatkeqësisht ky realitet i hidhur ka marrë përmasa të frikshme edhe në ditët tona, edhe në vendin tonë sepse kur paqja kërkohet nga frika dhe luftëra shuhet për shkak të domosdoshmërisë ose për gjërat e frikës, atëherë sigurisht që njerëzimi nuk mund ta gjejë paqen e vërtetë, pasi paqja e botës perceptohet si unitet i interesi, marrëveshja për të kënaqur të fortit ose armëpushimi në mes armiqve që të mund t’i shijojnë sadopak frytet e paqes.

Në anën tjetër siç e theksova të gjithë jemi dëshmitarë se çka po ndodhë në vendin tonë. Mungesa e luftës dhe paqja e detyrueshme nuk kanë krijuar kushte për pajtim, vetëm sa ka akumuluar urrejtjen, mosbesimin dhe mosdurimin ndaj njëri-tjetrit që të shpërthejë më vonë.

Që ta ruajmë paqen nevojitet të tregojmë fuqinë e brendshme të shpirtit të secilit njeri që jeton në këtë hapësirë, cilitdo komb që i takoj, cilido shtet që i takoj sepse secili njeri duhet të ruhet nga gjuha e urrejtjes, nga përdorimi i mjeteve që e pengojnë lirinë dhe paqen e mbi të gjitha duhet të përmbahemi nga veprimet e pamatura që nuk qojnë drejt pajtimit por drejt konfliktit”.

SHKARKO APP