Mijëra qytetarë në Malin e Zi protestë kundër ”Open Balkan”: Nuk do të ketë botë serbe
Qindra e mijëra qytetarë të Malit të Zi, po mbajnë një protestë kundër nismës rajonale ”Open Balkan”, ku janë Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Deputetja e Partisë Socialdemokrate, Draginja Vuksanoviq Stankoviq, tha se nuk do të lejojnë shërbëtorët e presidentit Aleksandër Vuçiq të pushtojnë Malin e Zi.
“Nuk do të ketë Ballkan të Hapur, nuk do të ketë botë serbe. Dritan Abazoviç, ju që jeni ndihmësi i Vuçiçit, mund të trumbetoni vetëm Ballkanin e Hapur në Beograd, Vuçiç, Vulin, Rakoviq dhe Beçkoviq. Mali i Zi nuk do të komandohet nga Terazij dhe Dedinje por larg duart nga Mali i Zi”.
Kurse aktivisti Vido Drashkoviq tha se Mali i Zi nuk ka pasur paqe, ashtu siç nuk ka sot. Për të “Ballkani i Hapur” nuk është asgjë më shumë se sa një botë serbe për të bllokuar Malin e Zi në rrugën drejt integrimit.