Ministri grek i Mbrojtjes kundër marrëveshjes për emrin e Maqedonisë
Ministri grek i Mbrojtes, Panos Kammenos është shprehur se marrëveshja e emrit të Maqedonisë është “e keqe” dhe mund të miratohet vetëm përmes referendumit ose nëpërmjet zgjedhjeve.
Gjatë një konference shtypi në Ministrinë e Mbrojtjes, Kammenos, tha se partia e tij, e cila po del shumë keq në sondazhe, nuk do të lejojnë që kjo marrëveshje të vihet në zbatim.
Ai u shpreh:
Ne nuk do të lejojmë që marrëveshja të shkojë përpara pa miratimin e popullit grek. Nuk mund të ketë procedura me NATO-n nëse nuk mbyllet referendumi në Maqedoni dhe nëse marrëveshja nuk kalon nëpër Parlamentin grek. Kur them që njerëzit duhet të pyeten, kjo ndodh nëpërmjet një referendumi apo zgjedhjeje”
Nga ana tjetër, lidhur me mungesën e tij të diskutuar gjerësisht nga takimi i kabinetit të së hënës, Kammenos pretendoi se ai kishte një takim në atë kohë.