Ministri i Jashtëm i Maqedonisë: Për një vit fillojmë negociatat me BE-në
“Maqedonia pritet të fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian brenda 1 viti ose 1 vit e gjysmë”, u zotua Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov nga Talini i Estonisë.
Dimitrov premtoi se në takimin joformal të shefave të diplomacive të vendeve anëtarë dhe të vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian do t’i bindë të gjithë se kjo është edhe në interes të Bashkimit Evropian.
“Kam një histori të mrekullueshme për t’iu treguar ministrave në momentet shpresë-dhënëse të Maqedonisë. Shpresojmë t’i fillojmë negociatat për një vit ose një vit e gjysmë. Pra jam këtu për t’i bindur ata se është gjithashtu edhe në interes të Evropës për ta bërë këtë”,- dekalroi ministëri i Jashtëm Nikolla Dimitrov.