Ministri rrëzon zgjedhjet në 4 komunat: Serbët u përdorën nga Beogradi

Zgjedhjet në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, konsiderohen si një zgjidhje e përkohshme. Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se në një proces demokratike nuk preferohet të votojnë dy, tre apo katër për qind e qytetarëve.

“Kjo që ka ndodhë këtë fundjavë është një zgjidhje e përkohshme. Sepse normale është që në secilin sistem nuk preferohet që dy, tre apo katër për qind që të votojnë, sidomos në një proces demokratik”,-tha Rashiq.

Vetëm 3.47 për qind e votuesve në katër komunat e veriut të Kosovës kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votë, ndërsa janë shpallur rezultatet përfundimtare ku në 2 komuna ka fituar PDK e në 2 të tjera LVV.

SHKARKO APP