Ministri serb i alarmuar, krahason Gjermaninë naziste me Shqipërinë Etnike

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, gjatë ditës së 72-vjetorit të Luftës së II Botërore, kujtoi historikun e transformimeve shoqërore në botë e sidomos në rajon, i cili, duke përmendur shkakun e Luftës së II Botërore për tentativat e mbisundimit të Gjermanisë naziste, ai e paralelizoi atë me krijimin e “Shqipërisë Etnike”.

“Ja, tani pas 72 vitesh, na ka rënë të dëgjojmë për Shqipërinë Etnike si një Shqipëri natyrale, na ka rënë të dëgjojmë edhe për ndryshime kufijsh, që pa fije turpi, frike, vizatojnë kufij të rinj”, deklaroi Vulin.

Ministri serb Vulin, kërcënoi se “në rast se Gjermania e Madhe ka ndezur botën edhe “Shqipëria Etnike” do ta ndez Ballkanin”,
përcjell “RTK”.

SHKARKO APP