Ministri serb nuk përmbahet dhe kë*cënon: Kosova është e jona, nuk heqim dorë

”Pretendimet e Kurtit për lëvizje të forcave të armatosura të Serbisë pranë kufirit me Kosovën, janë në vazhdën e fushatës dezinformuese të Prishtinës dhe synojnë rritjen e tensioneve”,-thotë kryetari i komisionit për zbatim të marrëveshjes ushtarako-teknike në Ministrinë e Mbrojtjes, Zoran Jovanoviç.

Sipas tij, videoja e postuar prej Kurtit në rrjetet sociale tregon trupat serbe në zonën e sigurisë tokësore teksa kryejnë patrullime të rregullta për sigurimin e kufirit, në përputhje me marrëveshjet ushtarako-teknike të nënshkruara.

Edhe sekretari shtetëror në ministrinë e mbrojtjes Nemanja Staroviç, theksoi se në fakt ajo që ka denoncuar Kurti është një patrullë e rregullt përgjatë vijës kufitare në koordinim të ngushtë me KFOR-in. Ai tha se forcat e armatosura serbe nuk do të hyjnë kurrë ne territorin e Kosovës deri sa KFOR t’i lejojë.

Sipas zyrtarit serb, kryeministri Kurti po shpik pushtimin për të vijuar me torturën dhe represionin ndaj serbëve, siç e cilësoi. Por ministri i mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, thotë se Serbia nuk heq dore nga Kosova, ndërsa pretendon se vendi i tij e fitoi betejën me NATO-n në vitin 1999.

SHKARKO APP