Ministri Sveçla: Manastiri në Banjskë, “burim i sulmeve” që ende po vijojnë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se Manastiri në fshatin Banjskë në veri është “burim i sulmeve me armë zjarri” në zonën përreth.

“Sulmi ka ardhur dhe po vazhdon akoma nga njësi profesionale të përgatitura dhe me një përbërje prej mbi 30 personave, të uniformuar, të maskuar dhe të pajisur ushtarakisht me mjete të blinduara dhe armë të rënda të llojeve të ndryshme”, tha ministri.

Sveçla ka thënë se këta persona të armatosur janë rrethuar brenda Manastirit. “Këta terroristë janë të rrethuar nga njësitë policore dhe është koha e fundit që të dorëzohen”, shtoi ai.

Dioqeza e Rashkës – Prizrenit ka thënë pak më parë se është e shqetësuar për shkak se “një grup personash të armatosur, të maskuar, kanë hyrë në Manastirin (Banjskë) me automjet të blinduar, duke thyer portën e mbyllur të Manastirit”.

SHKARKO APP