FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë i është refuzuar hyrja në Kosovë

Ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin i është ndaluar hyrja në Kosovë nga autoritetet.

Sipas këshilltarit të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Jetlir Zyberaj, kërkesa e Vulinit është refuzuar “sepse qëllimi i tij është provokimi kundër Kosovës”.

“Nuk ka çfarë të kërkojë në Kosovë, ministri i Mbrojtjes, Vulin, derisa Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, tha Zyberaj. Ai shton se dhe vetë kërkesa për të vizituar Kosovën është provokim pasi dihej që vizitat në Kosovë për të dhe disa zyrtarë të tjerë serb janë ndaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ende nuk ka ndonjë koment nga qeveria e Serbisë lidhur me këtë rast.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas mediave serbe, Ministri i Mbrojtjes Vulin dhe një delegacion i ushtrisë serbe kishin në plan të vizitonin Qendrën Klinike Spitalore në Mitrovicën e Veriut.

Disa javë më parë autoritetet në Kosovë kanë përpiluar një listë të personave të padëshiruar nga Serbia që i ndalohet hyrja në Kosovë.

Lista fillon me emrin politikanit ultranacionalist serb, Vojisllav Sheshel, i dënuar nga Gjykata e Hagës, pasuar nga Lubusha Divkoviq, ish-gjeneral i Armatës serbe, pastaj ministri i Brendshëm dhe ai i Mbrojtjes i Serbisë, deri te kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç e të tjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?