Miratohet rezoluta. Unifikohen doganat mes Kosovës dhe Shqipërisë

Rezoluta e paraqitur nga PSD në Kuvendin e Kosovës javën që shkoi për unifikimin e pikave doganore mes Shqipërisë dhe Kosovës është miratuar sot me 67 vota pro nga 120 deputetë gjithsej.

Kjo rezolutë e kaloi me sukses debatin në seancat parlamentare dhe arriti të mbledhë votat e nevojshme për miratim.

Kështu Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë do kenë sistem të unifikuar të pikave doganore, çka konvertohet në lehtësimin e qarkullimit të mallrave mes dy vendeve.

Por, para kësaj, kujtojmë që Kuvendi i Kosovës miratoi edhe heqjen  e tarifave roaming mes dy shteteve.

Ndërkohë, si “shpërblim” dhe “lehtësim” të qarkullimit qeveria shqiptare vë taksën më të lartë në rajon në Rrugën e Kombit, 5 euro vajtje dhe 5 euro ardhje.

SHKARKO APP