Mjeku grek: Mes viktimave ka fëmijë, janë djegur aq shumë sa nuk i identifikojmë dot
Pas zjarreve që u morën jetën më shumë se 85 personave, në Athinë ka nisur llogaritja e dëmeve në njerëz dhe në materiale.
Ekspertët mjekësorë janë duke bërë analizat dhe ekspertizat në terren në mënyrë që të identifikohen trupat që humbën jetën.
Sipas mediave vendase, mjekët kanë hasur në vështirësi për identifikimin e trupave pasi këta të fundit kanë marrë djegie të rënda.
Mjekët njoftojnë se shumë prej viktimave kanë ndërruar jetë në vend si pasojë e djegieve ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të asfiksuar nga dyoksidi karbonit dhe më pas janë djegur.
Për të identifikuar viktimat që kanë djegie të rënda, sipas mjekëve, do të bëhen analizat e ADN-së në mënyrë që familjet të mësojnë fatin e familjarëve të tyre.
Një nga mjekët grek shprehet i trishtuar:
Nuk kemi asnjë ide. Ka edhe fëmijë, por të dhënat përfundimtare do të jepen pas përfundimit të procesit. Ne gjejmë sende personale, të tilla si unaza, kryqe, por këto nuk janë sende nga të cilat të afërmit mund të identifikojnë viktimat. Ne duhet të tregojmë pak durim, pasi rezultatet e testeve të ADN-së mund të shkojnë nga disa orë në disa ditë.”