Mogherini në Shkup: Festoni pak, dhe kthejuni punës
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini tha se Maqedonia i është kthyer shtegut të duhur, dhe se E meritoi rekomandimin e pastër nga KE për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.“Jeni kthyer prapa në shtegun e duhur. Mund të festoni dhe pastaj t’i ktheheni punëve. Kjo është nje arritje jo vetëm për qeverinë, por për të gjithë institucionet dhe qytetarët. Rreziku është në mosavancimin ose kthimin mbrapa nese nuk dini të menaxhoni. Lajmet e mira nga Komisioni Evropian sjellin edhe më shumë punë që duhet të bëni”, deklaroi Mogherini.
Ajo vlerësoi angazhimin në negociatat për zgjidhjen e kontestit të emrit duke shpresuar për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët për kontestin e emrit.
Ndërsa kryeministri Zoran Zaev tha se Qeveria punon me përkushtim për freforma të qëndrueshme dhe zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.
“Jemi në rrugë të mirë në përmbylljen e kontestit me Greqinë. Jemi të përkushtuar në zbatimin e reformave të qëndrueshmë. Do të arsyetojmë pritjet dhe do të japim motive të reja për mbështetje. Qytetarët me vendosmëri kanë dhënë porosi për ta ndriçuar ardhmërinë e Maqedonisë”, tha Zaev.