Katër veta u plagosën ditën e sotme në Athinë të Greqisë, pasi një rrufe goditi në Akropolis.
Rrufeja ka goditur hyrjen e Akropolit, konkretisht pikëshitjen e biletave, duke e shkatërruar plotësisht kioskën e vogël.
Nga informacionet paraprake bhet me dije janë plagosur 2 punonjëse dhe 2 turista, që në atë moment po blinin bileta për vizitën në monumentin e lashtë grek.
Katër të plagosurit janë transportuar urgjentisht në spital, gjendja e tyre nuk konsiderohet serioze.
