Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 17:01 BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim Sonda BepiColombo ka hyrë në orbitën e Mërkurit pas një udhëtimi tetëvjeçar, njoftoi Agjencia Evropiane e Hapësirës. Misioni i përbashkët me JAXA-n pritet të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Myslimanet në të gjithë botën nën sulmin e qeverisë kineze

Rajoni E mërkurë, 20 Prill 2022 18:14
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Leons Hasani
Pedagog i Shkencave Ekonomike

Muaji i madhërishëm i Ramazanit, është muaji më i rëndësishëm i të gjithë bësimtarëve myslimanë kudo në botë për nga mesazhi i qartë dhe i fuqishëm që ky muaj përcjell mes besimtarëve. Ndryshe njihet si muaji në të cilin ka zbritur libri i shenjtë Kur’ani, si “udhërrëfues për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i së vërtetës nga gënjeshtra)” (El-Bekare, 185).
Muaj të cilin besimtarët mysliman kudo në botë e presin me gëzim të madh dhe atmosferë festive sepse ai është muaj i faljes, i paqes, bamirësisë, mëshirës, pendimit, durimit dhe solidaritetit me të tjerët.
E ndërkohë që myslimanët në të gjithë botën po përjetojnë muajin e madhërishëm të ramazanit përmes adhurimeve dhe agjërimit duke shpërndarë paqe dhe bekime, ka vende të cilat jo vetëm që nuk respektojnë besimin e tyre, por shkelin në mënyrë abuzive, flagrante dhe të përsëritur të drejtat themelore të njeriut, siç është edhe e drejta për të besuar. Një nga këto vende është qeveria kineze, për të cilën ka fakte e prova të dokumentuara dhe të pakundërshtueshme si për rastin e Ujgurëve, por edhe raste të tjera për të cilat do të flasim më poshtë.
Për të kuptuar filozofinë dhe qasjen e shtetit kinez për myslimanët duhet të rikujtojmë vuajtjet e panumërta të ujgurëve nëpër kampet e përqendrimit. Denigrimi i dinjitetit njerëzor dhe zhbërja e indentitetit fetar dhe kulturor ka qenë dhe mbetet qëllimi kryesor i qeverisë kineze ndaj ujgurëve.
Kjo sjellje është në fakt pasqyra që i tregon jo vetëm vendeve myslimane por të gjithë botës se çfarë është në gjendje dhe e gatshme të bëjë qeveria kineze kur vjen puna tek raporti që ajo ka me myslimanët dhe fenë Islame. Raporti i saj me myslimanët edhe në këto ditë të shenjta Ramazani është internimi, burgosja, marrja e pronës dhe pasurisë, ndalimi i islamit, shembja e xhamive dhe së fundimi edhe sulmet kibernetike ndaj gjithë botës Islame.
Nuk kishte sesi qeveria kineze të mos e shpërfaqte më në fund ideologjinë e vertetë mbi myslimanët dhe islamin me akte që cënojnë jo vetëm muslimanët në territorin e shtetit kinez, por të gjithë muslimanët kudo në botë, siç është edhe rasti i mëposhtëm.
Është faktuar tashmë nga burime të ndryshme zyrtare se një grup kibernetik i paidentifikuar i Republikës Popullore të Kinës (RPK) ka ndërhyrë në serverin postës elektronike që i përkiste rrjetit të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) me seli qendrore në Jeddah të Arabisë Saudite. Ky grup i RPK ka grumbulluar mijëra e-maile që përbëjnë 6 gigabajt me të dhëna të cilat u morën për analizim nga RPK. Të gjitha këto të dhëna, përfshirë informacione personale biografike, janë në kontrollin e këtij grupi kibernetik të RPK.
Ky sulm ndaj Organizatës së Bashkëpunimit Islamik është një sulm i pastër hakmarrjeje ndaj 57 shteteve anëtare të kësaj organizate dhe besimtarëve mysliman të këtyre vendeve të cilat kanë dënuar shumë ashpër modelin komunist të trajtimit në mënyrë ç’njerëzore të ujgurëve ndër vite.
Organizata e Bashkëpunimit Islamik është një organizatë e nivelit të lartë ku diskutohen çështje të rëndësishme, hartohen politika, projekte dhe strategji afatmesme e afatgjata në interes të pothuajse 1.8 miliard njerëzve që janë pjese e 57 shteteve anëtare. Ndërhyrja e qeverisë kineze për të tjetërsuar informacione të klasifikuara të OBI-së është një lajm që dëshmon qartë interesin e saj për të dëmtuar interesat e myslimaneve kudo nëpër botë.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

Akte të tilla që ndërhyjnë në mënyrë të paligjshme dhe të dhunshme në të dhënat e një organizate të rëndësishme dhe serioze si OBI na sinjalizojnë se aktiviteti i qeverisë kineze në këtë drejtim mund të përshkallëzohet edhe më tej. Ndaj, Shqipëria, si një vend anëtar i OBI-së duhet të tregojë kujdes të shtuar jo vetëm në këtë drejtim, por në çdo raport marrëdheniesh më shtetin kinez. Vemendje të veçantë këtij problemi duhet t’i kushtojnë edhe qeveritë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi. Edhe pse këto vende nuk janë anëtare të OBI-së, ato ndihmohen dhe asistohen për çëshjte të ndryshme humanitare dhe ekonomike nga kjo e fundit si vende me popullsi myslimane.
Modeli sadist i qeverisë kineze si në kontekstin ekonomik por edhe atë politik është së pari një rezik eminent për vetë lirinë e popullit kinez, por edhe një kërcënim i madh për të gjithë besimtarët myslimanë. Vlerat dhe parimet që përaqëson ky shtet sot janë katërcipërisht të kundërta me ato të vendeve perëndimore dhe ato të besimtarëve myslimanë.
Ndaj lind nevoja që si qytetar të botës së lirë të njohim më mirë realitetet ekonomike dhe politike të vendeve të ngjashme si Kina. Është e rëndësishme të studiojmë vlerat, parimet dhe filozofinë që ato përfaqësojnë në qeverisje, politikbërje, dhe vendimarrje në raport me qytetarët e tyre, por edhe me axhendat dhe influencat ndërkombëtare. Sa më të informuar dhe të ndërgjegjshëm të jemi si shoqëri për realitetet, qëllimet dhe modelet komuniste të vendeve si Kina aq më imun do të jemi edhe ndaj modeleve të gabuara qeverisëse që mund ti imponohen vendit tonë.
Në fund, duhet të rikujtojmë se ekziston një dallim i qartë midis modelit komunist kinez dhe modelit kapitalist perëndimor në respektimin e lirisë, vlerave fetare dhe dinjitetit njerëzor. E pikërisht për këtë dallim thelbësor, për mënyrën sesi Partia Komuniste Kineze i trajton qytetarët, ujgurët, si e trajton fjalën e lirë, dhe për sulmet e vazhdueshme ndaj myslimanëve meriton të refuzohet dhe dënohet me ashpërsinë më të madhe nga vendet demokratike dhe qytetarët e botës së lirë.
“Liria nuk është e rëndësishme për demokracinë, ajo është vet demokracia”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Etiketat e lidhura

Nga Leons Hasani
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim
Para 33 minutash

BepiColombo hyn në orbitën e Mërkurit pas tetë vitesh udhëtim

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI
Para 1 ore

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro
Para 1 ore

Të ardhurat e Real Madridit kalojnë 1.2 miliardë euro

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë
Para 2 orësh

Hapet pika e përbashkët e kalimit kufitar në Qafë Thanë

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 5 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 5 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 19 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

4 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.