Ndahet nga jeta bashkëshorti i deputetes shqiptare

Ka ndërruar jetë ish bashkëshorti i Ermira Mehmetit, Shenoll Devaja. Ai një kohë ka qenë diplomat i Maqedonisë në Shqipëri, ndërsa ka qenë i punësuar në ministrinë e jashtme të Maqedonisë. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vëllai i tij, Shpend Devaja, bashkëshort i Teuta Arifit.

“Të nderuar miq, ju njoftoj se sonte ndërroi jetë vllau im i dashur dhe i respektuar Shenoll Devaja. Allahu xh.sh. e shpërbleftë me xhehnet. Varrimi bëhet nesër pas namazit te ikindisë.  Nisja bëhet nga xhamia e re në Çair-Shkup”, -ka shkruar Shpend Devaja.

Shenoll Devaja ka qenë i martuar me Ermira Mehmetin, me të cilën kanë një djalë. Prej disa vite ata ishin të divorcuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?