Ndahet nga jeta Martti Ahtisaari! Reagon Kurti: Diplomat i shquar dhe kampion i paqes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me anë të një postimi në platformën sociale X ka reaguar për vdekjen e Martti Ahtisaarit, pakon e të cilit dikur e kundërshtonte me protesta të dhunshme në Prishtinë. Ai gjithashtu ka shprehur keqardhjen si dhe i ka dërguar ngushëllime familjes së diplomatit të ndjerë.

“Jam i pikëlluar për vdekjen e Martti Ahtisaarit, një diplomati i shquar dhe një kampion i paqes, i cili ka kontribuar shumë për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë dhe puna e të cilit ka përfshirë të drejtat e forta të pakicave në kushtetutën tonë. Ngushëllimet e mia familjes së tij dhe popullit të Finlandës”,-ka theksuar Kurti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?