Ndalohet hyrja në Kosovë e makinave me targa serbe

Institucionet e Kosovës kanë vendosur që të rrisin nivelin e kontrolleve kufitare. Është vendosur që të ndalohet hyrja e automjeteve me targa të Serbisë në Republikën e Kosovës, teksa vazhdon analizimi i situatës nga institucionet e sigurisë.

Veprimet e radhës do të merren bazë të rekomandimeve institucioneve të rendit. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës, kur zyrtarët policorë dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.

Në Beograd, zyrtarët thanë se janë arrestuar nga njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Serbisë, në komunën e Rashkës.

SHKARKO APP