“Ndizen gjakrat”/ Ministri serb – kryeministrit kroat: Mos u frikso nga një Serbi e fuqishme

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin ka porositur kryeministrin kroat, Andrej Plenoviç se vendi i tij nuk duhet të ketë frikë nga një Serbi e suksesshme dhe e fuqishme.

Sipas tij, një Serbi e suksesshme dhe e fuqishme garanton paqe dhe stabilitet në të gjithë Ballkanin dhe rajonin e Evropës Juglindore dhe ai që ka frikë prej kësaj nuk ka qëllime të mira, transmeton Klan Kosova.

“Kroacia ishte në vendin e parë kur duhej të njihej pavarësia e Kosovës dhe kur duhej të çmontohej Serbia dhe të ndryshoheshin kufijtë në Ballkan. Tani frikësohet se Serbia do t`i zgjidhë, pa ndonjë konflikt, problemet e saj dhe se do të vazhdojë të forcohet”.

Vulin i është përgjigjur deklaratës së Plenkoviç, i cili tha dje në Berlin se ai kundërshton ndryshimin e kufijve.

SHKARKO APP