Ndotja nga mbetjet plastike në Mesdhe, nxirren mijëra qese

Mijëra qese plastike janë nxjerrë nga deti Egje, në ishullin grek Andros, këtë muaj, nga një ekip zhytësish dhe ambientalistësh. Gjatë verës, sasia e mbetjeve plastike rritet me 40 për qind dhe pjesa më e madhe e saj përfundon në det. Rreth 87 për qind e mbetjeve përfundon në natyrë, duke rritur sasinë e ndotjes.

 

Mesdheu është mes deteve me nivelin më të lartë të ndotjes plastike në botë. Ai mban vetëm 1 për qind të ujit të globit por edhe 7 për qind të mikroplastikës së botës.

Europa është prodhuesja e dytë më e madhe e plastikës në botë, pas kinës. Çdo vit, 27 milionë tonë plastikë prodhohet, nga e cila 90 për qind nuk është e riciklueshme. Mes 70 deri në 130 mijë tonëve mikroplastikë dhe rreth 150 deri në 500 mijë tonë makroplastikë, përfundojnë në Mesdhe dhe në detet e tjera të Evropës.

Çdo vit, mbetje që përfundojnë tek peshqit, që më pas konsumohen nga njerëzit. Kjo do të thotë që çdo javë, evropianët konsumojnë sasinë ekuivalente të plastikës së një karte banke, ose pesë gramë plastikë.

andros-2

andros-3

 

SHKARKO APP