Në Hungari përmes Tiranës? Policia nis verifikimet për Gruevskin
Policia e Shtetit ka nisur verifikimet në dy pikat kufitare Rinas dhe Qafë Thanë, pas lajmit se Gruevski ka kaluar në Hungari përmes Shqipërisë.
Media serb “Politika.rs” raporton se ish-kryeministri maqedonas është larguar drejt Budapestit me pasaportë false nga Tirana.
Ky portal shkruan se “Gruevski ka kaluar kufirin maqedono-shqiptar me një pasaportë të rreme gjatë natës dhe ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Tiranë dhe më pas është pranuar në ambasadën e Hungarisë për tu pajisur me dokumentat e nevojshme për të kaluar kufirin.