Në Shkup po luhet me zjarrin, në prag të një lufte civile

“Nacionalistët maqedonas po luajnë me zjarrin”, paralajmëron njeriu që dikur ndihmoi të shmangej zhytja e vendit fqinj në luftë civile. Pieter Feith ishte përfaqësuesi i NATO-s në negociimin e marrëveshjes së paqes, që i dha fund muajve të tërë përplasjesh të armatosura mes forcave maqedonase të sigurisë dhe guerrilasve shqiptarë në vitin 2001.

“Mos e dhëntë Zoti, por hapi i ardhshëm që mund të imagjinoj është të rroken armët si në 2001-shin, e nëse kjo ndodh do të gjendemi shumë shpejt në prag të një lufte civile”, u shpreh Feith për “Reuters”.

Zhvillimet e dhunshme të së enjtes i vunë në lëvizje demokracitë perëndimore. Pas sulmit në Parlament, të cilin e konsiderojnë të organizuar, BE, NATO, SHBA dhe OSBE sqaruan përmes një deklarate të përbashkët se presin hetim sa më të shpejtë për këto vepra kriminale dhe nxjerrjen e autorëve përpara drejtësisë, ndërsa këmbëngulin që gjykatat të veprojnë në mënyrë të pavarur.

Yee planifikon takime intensive me të gjithë udhëheqësit e partive politike parlamentare, e ka ndërmend të bisedojë nga afër edhe me presidentin Gjorge Ivanov.

SHKARKO APP