Negociatat, mediat gjermane: Vendet e Ballkanit të mos nxitohen

Pasi KE shpalosi rekomandimet për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë, kanë reaguar mediat gjermane.

Në një analizë të saj me titullin “Ballkani Perëndimor si zëvendësim për Turqinë?”, gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, shkruan se: ”Turqia është larguar nga BE, thuhet në raportin e progresit të KE për Turqinë. Por Ballkani Perëndimor nuk mund të jetë zëvendësim për Turqinë, sepse të gjashtë vendet së bashku janë vërtet pa ndonjë peshë të madhe”.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar 18 milionë banorët e këtyre vendeve arrijnë një prodhim të brendshëm bruto prej 250 miliardë dollarësh, kjo është më pak se në Hesen (një land gjerman jo shumë i madh) Ndërkohë që 80 milionë turqit arrijnë 8 herë më shumë, 2100 miliardë dollarë’.

Nga ana tjetër, vëmendje i ka kushtuar edhe skepticizmit të vendeve të ndryshme ndaj zgjerimit të mëtejshëm të BE-së, sidomos fjalimit të Presidentit Francez.

”Të martën presidenti francez, Emmanuel Macron u shpreh, se para zmadhimit duhet të vijë njëherë thellimi. Berlini po ashtu është kundër datës 2025, dhe sqaron, se vendimtare janë hapat e reformave. Në Hungari mund të përfytyrohet me vështirësi, që të bëhen pjesë e BE-së, shtete me shumicë myslimane si Shqipëria”.

SHKARKO APP