Nënkryetarja e Kuvendit serb: Të arrestohet Shaip Kamberi, gabuam me lirimin e Kurtit

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, gjatë fjalës për raportin në lidhje me dialogun me Prishtinën, tha se Kosova është e pavarur nga Serbia dhe kjo gjë duhet të pranohet sa më shpejt. Deklarata ka sjellë reagime të ashpra në opinionin publik në Beograd.

Nënkryetarja Snezhana Paunoviç kërkon arrestimin e deputetit. “Nëse kemi gabuar me lirimin e Albin Kurtit nga burgu, mos të gabojmë me mosarrestimin e Shaip Kamberit”, tha Paunoviç.

Kuvendi i Serbisë miratoi mëngjesin e së enjtes raportin për dialogun me Kosovën. Për miratimin e dokumentit votuan 205 deputetë, ndërsa kundër ishin 57.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?