Nikoliç kërcënon shqiptarët nga Rusia: Të gatshëm për t’iu përgjigjur në çdo mënyrë
Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç, ka deklaruar nga Shën Petersburgu, Rusi, se raportet mes Beogradit dhe Prishtinës janë në pikën më të ulët të mundshme.
Ai gjithashtu ka kërcënuar për në një sulm të mundshëm ndaj Kosovës, duke thënë se Serbinë mund ta ndalin vetëm bombardimet.
Sipas tij, BE do që të ndihmojë shqiptarinë ta “fitojnë pavarësinë”, gjë e cila mund të përfundojë edhe në mënyrë shumë të keqe, pasi ne jemi të gatshëm të përgjigjemi në secilën mënyrë, ka përfunduar ai.
“Kjo mund të zgjidhet me marrëveshje, por ashtu siç do të sillen shqiptarët në të ardhmen, ashtu do të përgjigjemi dhe mos të llogarisin që mund të luajnë me ne ose do të duhet dikush të na bombardojë përsëri” ka thënë Nikolic.
Komentet e tij vijnë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, të cilën Serbia e konsideron “sulm ndaj pasurisë së saj”.