Nipi i Ibrahim Rugovës: Presioni i ndërkombëtarëve ndaj Kosovës i padrejtë! Serbia i cenoi sovranitetin

Ish-deputet i LDK-së, Naser Rugova ka komentuar tensionet në veri, ku tha se këto të fundit kanë kërcënuar Ballkanin dhe një shkëndijë e vogël mund të shkaktojë agravim të mëtejshëm të situatës.

“Kosova ka kaluar një periudhë të vështirë, fatkeqësisht faktori politik shqiptar në Kosovë nuk arritën të gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe të arrinin një konsensus në këtë gjendje. Situata në Veri është tensionuar që nga dorëheqja e kryetarëve dhe largimi i policëve, prokurorëve serbë. Kjo shkaktoi një vakum politik e të sigurisë.

Kosova bëri përgatitjet dhe shpalli gjendjen për mbajtjen e zgjedhjeve, dhe në koordinim me ndërkombëtarët, presidentja Osmani shpalli për të dytën herë zgjedhje edhe pse kishte premtime serioze nga ana e partnerëve, serbët lokale që dirigjohen nga regjimi i Vuçiç i bojkotuan. Morën pjesë vetëm 13 serbë, prandaj pas konfirmimit të zgjedhjeve kryetarët e sapozgjedhur u nisën drejt komunave. Konflikti nisi kur Kurti nuk kishte bashkërenduar vendimet e tij me SHBA, pasuan, vërejtjet e kritikat po ai vazhdoi me qëndrimet e tij. Qeveria e Kosovës ka të drejtë të ushtrojë sovranitetin e saj, rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Kosovës.

Duke ditur se ka 23 vite ka dhe pjesëtarë të xhandarmërisë në Veri, të cilët në protesta sulmuan ndaj KFOR dhe policie. Të dy të deleguarit e BE, Escobar dhe Lajçak vizituan Serbinë dhe Kosovën, fatkeqësisht nuk u arrit konsensus mes palëve. Bashkësia ndërkombëtare doli me tre kërkesa pothuajse ultimatime dhe Kurti pas disa takimeve, doli me një 5 pikësh i cili u refuzua nga Borrell që situata të tensionohej më shumë ishte shkelja e territorit duke kindapuar 3 policë të Kosovës”, tha ai për ”Panorama Tv”.

SHKARKO APP