Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 20:01 Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje Tirana u ndal në barazim 0-0 në Vorë, në ndeshjen që mbylli javën e 12-të të Abissnet Superiore. Pas këtij rezultati bardheblutë renditen të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Nis fushata për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Rajoni E premte, 24 Shtator 2021 04:14
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Tre kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut kanë nisur fushatën 20-ditore për të siguruar mbështetjen e qytetarëve për të parin e shtetit. Blerim Reka që mbështetet nga opozita shqiptare, Stevo Pendarovski, i partive në pushtet të udhëhequr nga socialdemokratët e kryeministrit, Zoran Zaev dhe Gordana Siljanovska e opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE, janë pretendentët për të zëvendësuar kreun aktual të shtetit, Gjorge Ivanov.

Që të tre janë profesorë të njohur universitar dhe pasi kanë nënshkruar kodeksin për zgjedhje të lira dhe demokratike, kanë shprehur besimin e plotë se fushata e tyre do të dallojë nga ajo e zgjedhjeve të kaluara, se do të jetë e standardeve më të larta ndërkombëtare, apo e nivelit akademik.

Për Blerim Rekën, me rëndësi të madhe është që zgjedhjet të jenë pranueshme nga të gjithë, pavarësisht se kush do të fitojë postin më të lartë në shtet.

“Besoj se do të jetë një garë fer, ligjore dhe e rregullt. Fundja nuk është me rëndësi se kush fiton, por me rëndësi është që Republika e Maqedonisë së Veriut të fitojë, të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”, ka deklaruar Reka.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gordana Siljanovska, kandidatja e VMRO-së, tha se asnjërin nga kundërkandidatët e saj nuk i sheh si armiq, ndërsa edhe pse femër tha se pret një “betejë kalorësish” me argumente.

“Bashkëpjesëmarrësit në zgjedhje nuk i konsideroj si armiq, kurse neve grave nuk na ngjanë të mos respektojmë etikën. Edhe pse jam grua, pres një betejë kalorësish me argument dhe jo lojëra bizantinësh. Shpresoj që fjalën e fundit do të kenë qytetarët”, është shprehur SIljanovska.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Stevo Pendarovski, i cili pas pesë vjetësh i rikthehet garës presidenciale, është i bindur se fushata do të jetë demokratike.

“Nuk kam dilema, ne të tre do të bëjmë gjithçka në kuadër të një beteje demokratik, ashtu siç i takon një shteti që de fakto është anëtar i NATO-s dhe që së shpejti pret të bëhet edhe anëtar i BE-së”, ka theksuar Pendarovski.

Zgjedhjet organizohen nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, i cili pret që jo vetëm fushata elektorale, por edhe dita e zgjedhjeve të kalojë në festë dhe Maqedonia e Veriut të dëshmojë se ka kapacitet për të organizuar zgjedhje demokratike, të rëndësishme për procesin euro-integrues.

“Presim të kemi zgjedhje fer dhe demokratike duke marr parasysh se në qershor presim ftesën për të nisur bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pra, presim zgjedhje të pastra dhe njëherësh i bëjmë thirrje partive politike, të cilat i përkrahin kandidatët, që të jenë në nivelin e detyrës dhe të mos shkelin normat ligjore, pasi bëhet fjalë për ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar anëtari i KSHZ-së, Enver Saliu.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

Zgjedhjet do të mbahen në dy rrethe zgjedhore më 21 prill dhe 5 maj. Në rrethin e dytë kalojnë dy kandidatët me më shumë vota, nëse në zgjedhje dalin mbi 40 për qind e trupit të përgjithshëm votues. Të drejtën e votës do të kenë rreth 1.8 milion persona./Rel/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje
Para 21 minutash

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade
Para 46 minutash

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit
Para 51 minutash

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Liverpooli shkatërron United me poker në debutimin e Pochettinos
Para 55 minutash

Liverpooli shkatërron United me poker në debutimin e Pochettinos

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 8 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 8 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 21 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.