Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 19:02 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim! Nga Erion Braçe- ERION, KËTË HERË E KE GABIM! Zhaneta Beqiri është gruaja në krye të shërbimit publik të çerdheve dhe kopshteve në qytetin…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Një president që nuk e njeh vendin e vet

Rajoni E hënë, 27 Shtator 2021 14:29
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Christian Schwarz-Schilling

Bosnje-Hercegovina nuk po shkon në luftë, por megjithatë ndodhet në mes të një krize. Instancat ndërkombëtare nuk i hedhin sytë nga Bosnja. Ndryshimi duhet të vijë nga vetë vendi mendon Christian Schwarz-Schilling.

Të premten e kaluar (28.6) gazeta gjermane Tageszeitung, “taz”, botoi një artikull të autorit Erith Rathfelder me titull “Bosnja përtokë- Rrymat nacionaliste në Bosnjë dhe Hercegovinë vazhdojnë të marrin gjithnjë e më shumë ndikim. Dhe institucionet ndërkombëtare nuk bëjnë asgjë për ta ndaluar.”

Disa mbase pyesin: Vërtet kaq keq është? Nuk është tepruar ca? Përgjigja ime është: Po, kaq keq është puna! Dhe nëse perëndimi vazhdon të qëndrojë në rol vëzhguesi, ky vend do të shkatërrohet duke pasur pasoja të dëmshme për të gjithë Ballkanin Perëndimor, edhe në Europë!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Avokat vetëm i interesave serbe

Që nga fillimi i këtij viti, në krye të shtetit në Bosnje-Hercegovinë ndodhet Milorad Dodik. Ai është përfaqësues i serbëve boshnjak nga Republika Srpska, njëra nga dy entitetet e Bosnje-Hercegovinës dhe sipas rrotacionit president i presidencës trevetëshe të vendit. Dodiku është një nacionalist ekstremist serb dhe lufton vetëm për ato që mendohet të jenë interesa serbe, duke mos marrë parasysh interesat e gjithë shtetit, e pa u kujdesur që të mos shkaktojë dëme tek të tjerët.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai thotë hapur se nuk e ndien veten si president i Bosnje-Hercegovinës, e cila për të nuk ekziston fare, por e sheh veten si përfaqësues popullor të interesave serbe. Ai pengon krijimin e një qeverie, duke e quajtur të vjetëruar një vendim të mëparshëm të qeverisë të marrë nga ish-pararendësi Nebojsa Radmanovic, po ashtu nga Republika Srpska. Vendimi ka të bëjë me “Annual National Programme”, që bën pjesë tek partneriteti me NATO-n. Kështu Dodik udhëzon partinë e tij nacionaliste të Republika Srpskas (SNSD), që të marrë një vendim tjetër, që të jetë në kundërshtim me atë të mëparshmin dhe të përdoret si parakusht për krijimin e një qeverie nga ana e Republika Srpskas.

Mund t'ju interesojë

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

Djali i Thaçit emocionon me fjalët për Jakup Krasniqin: Përshëndetja më e bukur e ditës!

21 Nëntor 2026, 15:07
Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin e EULEX-it

Jakup Krasniqi rikthehet në shtëpi, vizita e fundit para kthimit në Hagë nën shoqërimin...

21 Nëntor 2026, 09:37
Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

Kufijtë e BE-së për rusët: kryeministri letonez kërkon mbylljen e tyre

21 Nëntor 2026, 09:01

Stanjacion absolut i politikës

Dhe meqenëse palëve të entitetit të dytë, Federatës, e cila ka shumicën e popullsisë nuk u pëlqen një qëndrim i tillë jodemokratik dhe antiparlamentar, nuk arrihet të shkohet deri tek krijimi i qeverisë dhe për këtë shkak politika ka mbetur në stanjacion absolut. Që prej fillimit të korrikut nuk merren më vendime për çështjet e buxhetit, prandaj kurrkush nuk edi se nga do të paguhen rrogat e zyrtarëve dhe punonjësve shtetërorë pas 1 korrikut.

24 qershori 2019 ka qenë dita e fundit për zgjedhjen nga parlamenti boshnjak të delegatëve për Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës (PACE). As kjo zgjedhje nuk u bë. Arsyeja nuk ka të bëjë me pakujdesinë e parlamentit, por me partinë SNSD, kryetar i së cilës është Dodiku. Partia nuk u shfaq në takim dhe e bëri të pamundur zgjedhjen e delegatëve për Këshillin e Europës.

Bosnjë Hercegovina është vendi i vetëm i Europës, që nuk përfaqësohet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Dhe kjo po ndodh me një vend, i cili ka shumë detyra për të bërë dhe detyrime për të larë në rrugën drejt Europës. Këto që treguam janë një përzgjedhje e vogël e ngjarjeve nga katër javët e kaluara.

Për tu përmendur është edhe një letër interesante që Presidenti Dodik i dërgoi ambasadores së Gjermanisë në Bosnje-Hercegovinë, Christiane Hohman, e cila largohet nga detyra. Dodik i shkruante asaj, se nuk mendon se ia vlen që ta vizitojë me rastin e largimit nga detyra.

Një dokument i çuditshëm i historisë së diplomacisë

“Si ambasadore e Republikës Federale Gjermane në Bosnje-Hercegovinë në tre vitet e fundit ju keni punuar në disfavor të popullit serb dhe Republikës Srspka, dhe në këtë mënyrë kundër vetë Bosnje-Hercegovinës si edhe rendit të saj kushtetues. […] Shfaqjet tuaja në publik dhe aktivitetet diplomatike gjatë qëndrimit në Sarajevë kanë qenë me ngjyrime politike, subjektive dhe të papërshtatshme nga pikëpamja diplomatike, gjë për të cilat unë do të informoj përfaqësuesit më të lartë të Republikës Federale Gjermane.”

Ky është një dokument shumë i çuditshëm në historinë e diplomacisë. Do të ishte mirë që Dodik të fliste më parë me njeriun e tij besnik, presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, para se t’i dërgonte letrën e ndarjes ambasadores në Sarajevë

Dodik pretendon prej kohësh se gjenocidi i tmerrshëm në Srebrenicë, i konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare në Hagë, nuk ka ndodhur. Tani, në cilësinë e presidentit të Bosnje-Hercegovinës, ai flet me të njëjtën mënyrë për gjenocidin e pandodhur të Srebrenicës duke provokuar banorët e vendit dhe komunitetin ndërkombëtar. Në Gjermani dhe disa vende të tjera të botës dënohet me ligj mohimi i krimeve traumatike të historisë. Kur do të ketë kjo gjë pasoja juridike edhe në Bosnjë Hercegovinë, në mënyrë që të shkarkohet një president i tillë?/ Christian Schwarz-Schilling – DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 10 minutash

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

Fondazione Milan nderon Baresi para Milan-Frosinone
Para 11 minutash

Fondazione Milan nderon Baresi para Milan-Frosinone

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit
Para 40 minutash

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!
Para 49 minutash

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 7 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 7 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 20 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.