Nuk del tym i bardhë nga Shkupi
Pas një seance me shumë për shqyrtimin e propozimit francez, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mbylli sot seancën pa tym të bardhë.
Presidentja e KE-së Ursula Von der Leyen shprehu gadishmërinë e BE-së, si dhe garantoi se gjuha maqedonase nuk cenohet nga ky propozim.
Pas një pauze seanca vazhdoi me tone të ashpra nga ana e deputetëve të opozitës dhe situata kulmoi atëherë kur fjalën e mori kryeministri Kovaçevski. Seanca parlamentare do të vazhdojë nesër ditën e premte në orën 11:00.