FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nuk ka zgjedhje në Itali, Conte merr “bekimin” nga presidenti Mattarella

Giuseppe Conte do të vijojë të jetë Kryeministër i Italisë. Presidenti Sergio Mattarella ngarkoi këtë të enjte, Conten për të formuar kabinetin e ri qeveritar, që do të lindë nga koalicioni mes Lëvizjes 5 Yjet dhe Partisë Demokratike. Conte do të nisë që sot konsultimet për formimin e ekipit të ri.

“Është një fazë shumë delikate për vendin. Duhet të dalim sa më shpejtë nga pasiguria politike që ka sjellë kriza në qeveri. Duhet të veprojmë shpejt për transformuar këtë moment krize në një mundësi për t’u rinisur”, tha Conte.

Emri i Giuseppe Conte ishte kushti i panegociueshëm i Lëvizjes 5 Yjet për të lidhur aleancë me Partinë Demokratike. Kreu i 5 Yjeve, Luigi di Maio mohoi se kishte refuzuar ofertën e ish-aleatit Salvini për një tjetër qeveri të përbashkët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?