Operacioni “familja” godet Ballkanin. Sekuestrohet 1 ton kokainë dhe 3 mln euro

Agjencia amerikane kundër drogës njohur si DEA dhe Europol godet kartelin e kokainës në Ballkan. Një operacion i finalizuar pak ditë më parë nën emrin e koduar “familja” ka sekuestruar mbi 1 ton kokainë dhe miliona euro cash.

Ky rrjet sipas hetuesve përdorte avionët privat njohur si “charter” për të shmangur kontrollet dhe ruajtur privatësinë e personave të përfshirë në këtë trafik.

Karteli i Ballkanit sipas hetuesve kishte shtrirje në Azi, Europë, Amerikën e Jugut dhe disa baza në Zvicër, Ceki dhe Serbi. Si pjesë e këtij karteli janë arrestuar 16 persona 11 prej tyre Çek, Kroat, Zvicerian, Serb dhe 5 në Hong Kong.

Të arrestuarve vec një sasie në 2 milion euro cash u janë sekuestruar edhe 1 milion euro automjete luksoze, ora, varëse dhe aksesorë. Paketimet e kokainës ishin të stampuara me foton e Toni Montanës, i cili ishte dhe simboli i kartelit të Ballkanit.

Pas mbërritjes së avionëve privat nga Amerika latine për në vendet europiane dhe jo europiane anëtarët e këtij grupit sipas hetimeve përdornin terminalet VIP dhe zbritjen direkt në pistë të valixheve duke i nxjerr me furgona me xhama të zinj.

Balkan cartel trafficking cocaine around the globe in private planes busted

 

SHKARKO APP