Opozita: Injorimi nga Blinken, mesazh për Kurtin dhe Osmanin

Opozita ka drejtuar kritika për kryeministrin Albin Kurti rreth procesit të dialogut me Serbinë, si dhe për raportet me SHBA-në. Sipas tyre qeveria po krijon çdoherë e më shumë një distancë me drejtuesit amerikan.

”Është shqetësues fakti që drejtuesit e Kosovës janë injoruar nga sekretari i shtetit Blinken gjatë kësaj konferencë në Mynih, dhe vizita e presidentit Vuçiç në këtë konferencë e kemi parë që është lidhë kryekëput me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe injorimi që është bërë nga sekretari Blinken është mesazh i qartë për kryeministrin Kurti dhe për presidenten Osmani.

Është shumë mirë që të takohen me kongresmen, e senatorë mirëpo ajo që është shumë e rëndësishme është të takohen me vendimmarrësit. Është hera e parë që në këtë konferencë të Mynihut, drejtuesit e Shtetit të Kosovës nuk arrijnë më u taku me drejtues të niveleve të larta të shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe më shqetësues është fakti që jemi një javë para këtij takimi dhe një javë para këtij takimi ta takon presidentin Vuçiç dhe jo kryeministrin e Kosovës është sinjal shumë i keq”,-tha deputeti Abelard Tahiri i PDK-së.

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila tha se raportet në mes të Kosovës dhe Amerikës, janë siç duhet të jenë në mes të dy partnerëve strategjik dhe të përhershëm.

SHKARKO APP