​Osmani për sulmet ndaj gazetarëve në veri: Qëllimi i Beogradit të fshehë të vërtetën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmeve ndaj gazetarëve në veri të vendit.

Në një postim në Twitter, Osmani tha se sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës nga bandat kriminale të mbështetura nga presidenti serb, Vuçiç, tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën.

“Sulmet ndaj gazetarëve që raportojnë nga veriu i Kosovës, nga bandat kriminale të mbështetura nga Vuçiç, tregojnë qëllimet e vërteta të Beogradit për të fshehur të vërtetën. Udhëheqja e Serbisë mund të ketë ndryshuar që nga vitet ’90, por qëllimet e tyre nuk kanë ndryshuar. Ata do të dështojnë. Demokracia dhe shteti i së drejtës do të mbizotërojnë”, ka shkruar Osmani.

SHKARKO APP