Osmani takim me Macron në Spanjë: Serbia të mbahet përgjegjëse për agresionin ndaj Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani është takuar të enjten me homologun e saj francez, Emmanuel Macron, në Samitin e Liderëve Evropianë në Granada të Spanjës, të cilët kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë.
“Një diskutim i rëndësishëm me presidentin francez, Emmanuel Macron, mbi zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë dhe angazhimin tonë të përbashkët për paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm. Theksova rëndësinë e mbajtjes së Serbisë përgjegjëse për aktin e saj të agresionit kundër Republikës sonë”, ka shkruar ajo në platformën X (ish-Twitter).
Osmani po ashtu ka publikuar edhe disa foto në llogarinë e saj të Instagramit para fillimit të takimit e cila ka lënë një mbishkrim “Nga takimi me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron”.