Pamjet e reja të rënda nga rrahja e Ziadin Selës (Video)

Pasi është rrahur në mënyrë barbare, Ziadin Sela është tërhequr zvarrë nga huliganët maqedonas që hynë me dhunë në parlament, në emër të Gruevskit dhe VMRO-DPMNE.

Dhuna e përgjakshme ka ndodhur ditën e enjte, kur pas shpalljes së kryeparlamentarit të ri, Talat Xhaferi, protestuesit maqedonas nisen të mblidhen para Paralementit.

Kriminelët maqedonas që disa nga udhëheqësit e tyre ishin të mbuluar me maska në fytyrë, kanë rrahur brutalisht dhe pa mëshirë, deputetët madje nuk kanë kursyer as gazetarët që gjendeshin në sallë. Video zgjat pak sekonda dhe duket qartë se Ziadin Sela është pa ndjenja dhe po transportohet nga katër persona. Fytyra është e mbuluar me gjak, ndërsa nuk dihet se ku po dërgohet.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=CtzCYhOpmWo&feature=youtu.be” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP