Papa Françesku: Të lutemi për Maqedoninë
Situata në Maqedoni, ku dhuna u fut në parlament, padyshim që u dënua nga bota. Ndryshe nga të tjetër, Papa Françesku vjen me një thirrje për lutje për Maqedoninë.
Duke marrë shkas nga gjendja e cila i ngjason një lufte civile, Papa nga sheshi “Shën Pjetër” në Vatikan, para rreth 10.000 personave, foli për Maqedoninë.
Lutja e kreut të Selisë së Shenjtë vjen pas situatës problematike të krijuar atje për shkak të dhunës në Parlament. “Të lutemi për të gjithë ato vende të cilat po kalojnë nëpër vështirësi të mëdha, në veçanti në Republikën e Maqedonisë”, ka thënë Papa Françesku.