Paqja nuk u arrit në Bruksel, tani tenton Italia. Tajani fton Kurtin dhe Vuçiçin në Romë

Marrëveshja që nuk u arrit në Bruksel, po tenton Italia që të gjejë gjuhën e përbashkët mes Serbisë dhe Kosovës. Italia porosit Kosovën dhe Serbinë që të mos përshkallëzojnë deri në luftë në tensionet për targat, teksa mori drejtimin e dialogut.

Ministri i Jashtëm, Antonio Tajani, dhe ai i Mbrojtjes, Guido Crosetto vizituan Beogradin dhe Prishtinën, duke ftuar liderët e dyja vendeve për një takim në Romë.

“Nuk dëshirojmë që të ketë sërish luftë”, ishte porosia e qartë e delegacionit italian për të dyja palët. Gjatë një takimi të zhvilluar me ministren e jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, Tajani foli për mundësinë e një takimi Kurti-Vuçiç në Romë.

“Situata nuk duhet të përkeqësohet. Mos merrni nisma të njëanshme. Duhet të gjendet një zgjidhje. E kam vlerësuar vendimin e Kosovës për të shtyrë vendimin për targat dhe është një sinjal i gatishmërisë. Sot në mëngjes kam dëgjuar edhe fjalë gatishmërie nga ana serbe. Duhet të organizojmë një takim në mes të dyja palëve”, tha Tajani.

SHKARKO APP