Parlamenti grek voton të enjten, marrëveshjen për emrin e Maqedonisë

Parlamenti i Greqisë do të votojë të enjten për t’i dhënë fund një mosmarrëveshjeje të gjatë midis Athinës dhe Shkupit lidhur me emrin e Maqedonisë, tha një zyrtar i parlamentit të hënën për Reuters duke refuzuar t’i publikohet emri.

Marrëveshja e arritur ndërmjet Athinës dhe Shkupit vitin e kaluar, u ratifikua nga parlamenti maqedonas, muajin e kaluar.

Mbështetja nga parlamenti grek është i nevojshëm për kombin e vogël ballkanik, që të fillojë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe NATO.

SHKARKO APP