Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 11:28 Detaje nga ngjarja në Shkodër: I plagosuri këngëtar, u qëllua nga një person me maskë Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e regjistruar paraditen e sotme në fshatin Shtoj të Shkodrës. Mësohet se i plagosuri…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Partitë maqedonase kundër partive shqiptare për zgjedhjen e presidentit në Kuvend

Rajoni E premte, 23 Shkurt 2024 19:26
Partitë maqedonase kundër partive shqiptare për zgjedhjen e presidentit në Kuvend
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dy partitë kryesore maqedonase, Lidhja Social Demokrate (LSDM) në pushtet dhe VMRO DPMNE-ja në opozitë, të premten, më 23 shkurt, janë shprehur kundër kërkesës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në pushtet dhe opozitës së bashkuar shqiptare për zgjedhjen e presidentit të Maqedonisë së Veriut në Kuvend, dhe jo përmes zgjedhjeve të drejtëpërdrejta.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, të enjten gjatë prezantimit të kandidatit të partisë së tij për president, Bujar Osmani, tha se fushata e BDI-së në zgjedhje do të përqendrohet në kërkesën që në të ardhmen presidenti të zgjidhet në Kuvend, ndërsa përveç presidentit të zgjidhet edhe një zëvendëspresident, që do të ishte shqiptar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Shqiptarët e Luginës së Preshevës marrin dy mandate në Serbi, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

Shqiptarët e Luginës së Preshevës marrin dy mandate në Serbi, Mehmeti: Mund të bëhemi p...

Para 16 orësh
Fitoi mandatin si deputet në Serbi, Visar Mehmeti tregon prioritetet: Nga pasivizimi i adresave te diplomat e Kosovës

Fitoi mandatin si deputet në Serbi, Visar Mehmeti tregon prioritetet: Nga pasivizimi i ...

Para 19 orësh
Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i...

26 Tetor 2026, 10:52

Një kërkesë të tillë, të mërkurën, e prezantoi edhe Arben Taravari, kandidati për president i opozitës shqiptare që përbëhet nga katër parti politike. Veç kësaj, Taravari kërkoi që me Kushtetutë të përcaktohet që një nga tre postet kryesore në shtet t’i takojë shqiptarëve presidenti, kryetari i Kuvendit apo kryeministri.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nënkryetari i VMRO DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, tha se kërkesa e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, nuk do të pranohet asnjëherë pasi paraqet “suspendim të demokracisë”. “Çdo tentativë për suspendim të demokracisë është vetëm përpjekje për ta nxjerrë popullin jashtë procesit të vendimmarrjes”, tha ai.

Sipas tij, ideja e promovuar nga Ali Ahmeti dhe Artan Grubi është një ide që ata duan “të sundojnë përgjithmonë”. “Jam i vetëdijshëm se Ali Ahmeti [kryetar i BDI-së] dhe Artan Grubi [zëvendëskryeministër], të cilët e promovuan këtë ide, do të donin të sundonin përgjithmonë në atë mënyrë që të ketë ndikim serioz partiak në zgjedhjen e Qeverisë dhe të presidentit të vendit dhe kjo është jodemokratike, është përpjekje për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin në Maqedoni [të Veriut]”, deklaroi Nikollovski.

Kryetari i Lidhjes Social Demokrate, njëherësh ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se kërkesa e BDI-së asnjëherë nuk është biseduar as në organet e partisë, e as në takimet me Ahmetin. Ai ka rikujtuar BDI-së se ndryshimi i Kushtetutës kërkon dy të tretat e votave të deputetëve në Kuvend, duke bërë me dije se një ide e tillë vështirë se do të mund të kalonte.

“Tani jemi në fushatë zgjedhore dhe do mund të dëgjojmë shumë premtime. Dikush do të premtojë disa gjëra të cilat nuk varen vetëm prej tij. Për shembull, ndryshimi i Kushtetutës kërkon dy të tretat e votave… Deri në këtë moment nuk kemi folur sepse nuk është çështje e diskutimit brenda nesh. Qytetarët në zgjedhje do të tregojnë se çfarë duan sikur edhe numri i deputetëve që partitë do të fitojnë në Kuvend”, ka deklaruar Kovaçevski. Zgjedhjet për president të Maqedonisë së Veriut do të mbahen në dy runde, i pari më 24 prill, ndërsa rundi i dytë do të mbahet së bashku me zgjedhjet parlamentare, më 8 maj. /REL/

Etiketat e lidhura

North Macedonia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Detaje nga ngjarja në Shkodër: I plagosuri këngëtar, u qëllua nga një person me maskë
Para 7 minutash

Detaje nga ngjarja në Shkodër: I plagosuri këngëtar, u qëllua nga një person me maskë

Marcus Thuram, motori i Interit: Performanca e tij e shkëlqyer drejt një kontrate të re
Para 8 minutash

Marcus Thuram, motori i Interit: Performanca e tij e shkëlqyer drejt një kontrate të re

Zëri i rinisë franceze: Kur numrat nuk mjaftojnë
Para 10 minutash

Zëri i rinisë franceze: Kur numrat nuk mjaftojnë

Porsche rimëkëmbet financiarisht duke reduktuar varësinë nga tregu kinez
Para 11 minutash

Porsche rimëkëmbet financiarisht duke reduktuar varësinë nga tregu kinez

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
26 Tetor 2026, 10:44

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 21 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 4 orësh

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

4 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 13 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.