Pas dhunës në Kuvend, Pandeli Majko këshillon shqiptarët në Maqedoni
Në një kohë kur seanca e mbrëmshme parlamentare në Maqedoni degjenoi në një “luftë” fill pasi një shqiptar u zgjodh kryetar dhe ku mbetën të plagosur mbi 100 persona, vjen edhe reagimi i deputetit shqiptar, Pandeli Majko.
Me anë të një statusi në Facebook, Majko bën thirrje shqiptarëve të Maqedonisë të mos përfshihen në këtë dhunë, e cila siç thotë Majko në thelb është luftë për pushtet midis maqedonasve.
Statusi
“Në Maqedoni ka shpërthyer dhuna në dukje antishqiptare… Kjo është luftë për pushtet midis maqedonasve.
Shqiptarët e Maqedonisë kanë inteligjencën të mos përfshihen në një përplasje ku parrulla dhe qëllimi janë të ndryshme…”,- thotë Majko.